Kronika

74 raste të reja me COVID, 12 qytetet ku numri i të prekurve po rritet





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:33 - 07/07/20 |
mapo.al

2 të vdekur dhe 74 raste të reja me COVID-19 është bilanci i 24 orëve të fundit në vendin tonë.


Një paciente 45-vjeçare dhe një 82-vjeçar nga Kruja, kanë humbur jetën te spitali Infektiv si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara nga koronavirusi. Numri i viktimave nga virusi vdekjeprurës arrin kështu në 81.


Dr. Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik tha se janë kryer 409 testime për të dyshuar me COVID-19. 42 janë shëruar orët e fundit, duke mposhtur koronavirusin dhe për rrjedhojë kanë lënë spitalin Infektiv.


1213 është numri i rasteve aktive, ndërkohë që shifra totale e të infektuarve ka arritur në 3038.


Bilanci i 24 orëve të fundit

81 të vdekurNë 24 orët e fundit 2 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me Covid19. Një qytetare 45-vjeçare nga Berati dhe një 82 vjeçar nga Kruja, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, megjithë përpjekjet e mjekëve, nuk kanë mundur të mbijetojnë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.

81 pacientë në spitalVijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht janë 81 pacientë në spital, mes tyre edhe mosha të reja. 7 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 2 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.

74 raste pozitiveGjatë 24 orëve të fundit janë kryer 409 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 74 raste pozitive.

Qytetet e prekura – Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 37 raste në Tiranë, 10 në Durrës, 5 në Shkodër, nga 3 raste në Korçë, Kavajë, nga 2 raste në Fier, Lushnje, Mirditë, dhe nga 1 rast përkatësisht në Elbasan, Pukë, Berat, Kamëz, Gjirokastës, Pogradec, Sarandë, Vau i Dejës, Dibër, Malësi e Madhe.

42 të shëruarNë 24 orët e fundit janë shëruar 42 qytetarë, duke e çuar në 1744 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

1213 raste aktive – Në vendin tonë aktualisht janë 1213 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

COVID-19 – Statistika (7 Korrik 2020)
Testime totale – 29669
Raste pozitive – 3038
Raste të shëruara – 1744
Raste Aktive – 1213

Humbje jete 81
(Qarku Tiranë 44, Durrës 13, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 12, Kukës 1, Elbasan 2, Lezhë 1, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 477
Durrës 221
Shkodër 167
Vlorë 115
Lezhë 63
Fier 49
Korçë 30
Elbasan 25
Kukës 24
Berat 16
Gjirokastër 15
Dibër 11

Apeli për bizneset dhe qytetarët – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kërkon edhe njëherë ndërgjegjësim nga bizneset dhe qytetarët, që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të distancimit fizik, vendosjes së maskës dhe higjienës personale.

Në rast se dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni patur kontakte me persona të prekur, izolohuni.

Në rast se keni shenja të sëmundjes, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.
Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

Vijon…


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas