Kryesore

Ulet numri, 45 raste të reja me COVID-19, shërohen 57 pacientë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:51 - 01/07/20 |
mapo.al

Ulet numri, 45 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri, 69 ishin një ditë më parë. Ndërkohë që kanë ndërruar jetë edhe dy pacientë orët e fundit.


Një 74-vjeçare nga Shkodra dhe një 82-vjeçare nga Tirana, me disa sëmundje bashkëshoqëruese kanë humbur jetën në spitalin infektiv si pasojë e insufuciencës respiratore progresive, pavarësisht trajtimit në terapi intensive dhe përpjekjeve të stafit mjekësor.


Shpërndarja gjeografike e rasteve të reja është si vijon: 21 raste në Tiranë, 10 në Shkodër, 4 në Elbasan, nga 3 raste Delvinë, Kurbin, nga 1 rast në Krujë, Kukës, Lezhë, Sarandë.


Dr. Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik u shpreh se 57 pacientë janë shëruar 24 orët e fundit. Numri i të prekurve me koronavirus arrin në 2580, nga të cilët 1516 janë shëruar dhe 65 kanë ndërruar jetë. Vijon të ketë shtrime të reja te Infektivi me simptoma të rënduara si pasojë e Covid-19 ku aktualisht po trajtohen 71 pacientë.


Shifrat e 24 orëve të fundit
2 të moshuar ndërrojnë jetë
 – Fatkeqësisht, një 74 vjeçare nga Shkodra dhe një 82 vjeçare nga Tirana, me disa sëmundje bashkëshoqëruese kanë humbur jetën në spitalin infektiv si pasojë e insufuciencës respiratore progresive, pavaresisht trajtimit në terapi intensive dhe përpjekjeve të stafit mjekësor. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerave.

71 pacientë te Infektivi – Aktualisht në spitalin infektiv po trajtohen 71 pacientë, 10 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar në gjendje të rëndë.

45 raste pozitive – Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 269 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 45 raste pozitive.

1516 të shëruar – Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 57 qytetarë, duke e çuar në 1516 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

999 persona aktivë – Në vendin tonë aktualisht janë 999 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

COVID-19 – Statistika (1 Korrik 2020)
Testime totale 27303
Raste pozitive 2580
Raste të shëruara 1516
Raste Aktive 999
Humbje jete 65 (Qarku Tiranë 36, Durrës 11, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 9, Kukës 1, Elbasan 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 367
Durrës 201
Shkodër 150
Vlorë 110
Fier 47
Lezhë 42
Korçë 28
Kukës 19
Elbasan 16
Gjirokastër 7
Berat 6
Dibër 6

Apeli për qytetarët – Numri i rasteve të rritura në 2 javët e fundit e ka vendosur sistemin shëndetësor në gatishmëri të shtuar, por në të njejtën kohë është edhe një apel për të gjithë qytetarët për të qenë bashkëpunëtorë në këtë betejë.

Ju lutemi, respektuar rregullat, duke ruajtur distancën nga njëri tjetri, duke mbajtur maskat në ambientet e mbyllura ku nuk është e mundur të ruhet distanca, duke ruajtur higjienën personale, duke ruajtur veten dhe të tjetër në mënyrë që të kufizojmë sa më shumë që të jetë e mundur përhapjen e Covid19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale edhe një herë ka një lutje për qytetarët dhe bizneset të tregojnë kujdes sepse virusi është ende mes nesh. Mos neglizhoni asnjë shenjë të sëmundjes. Në rast se ju apo një i afërm i juaji keni shenja klinike të Covid19, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas