Dy persona kanë ndërruar jetë te spitali Infektiv nga koronavirusi, në 24 orët e fundit.
Viktimat janë një 70-vjeçare nga Tirana dhe një pacient 66-vjeçar nga Shkodra, me sëmundje bashkëshoqëruse.
Numri i viktimave nga virusi vdekjeprurës në vendin tonë arrin në 95.
Situata në spitalin infektiv vijon të paraqitet e rënduar. Në 24 orët e fundit ka shtim të pacienteve të shtruar, ku aktualisht janë 85 pacientë në spital, 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar, në gjendje të rëndë.
Sot u regjistrua numri rekord i të infektuarve me 117 raste të reja. Kjo është shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë që prej fillimit të pandemisë në vendin tonë.
LEXO EDHE:
Regjistrohet numër rekord të infektuarish, 117 raste të reja me koronavirus