Kryesore

21 raste të reja me koronavirus në Shqipëri, shërohen 14 të infektuar





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:31 - 02/06/20 |
mapo.al

Janë 21 raste të reja me koronavirus në Shqipëri. Rastet e reja janë në Tiranë, Krujë, Mallakastër, Kamëz, Durrës dhe Shkodër. Ka shkuar në 1164 numri i të të infektuarve në Shqipëri.


Rastet e reja- Në 24 orët e fundit janë kryer 243 testime, nga të cilat, janë konfirmuar 21 raste pozitive, përkatësisht janë 14 në Tiranë, 3 raste në Krujë, ndërsa në Durrës, Shkodër, Kamëz, Mallakastër kemi nga 1 rast të prekur me Covid19. Janë testuar 45 vetë nga personeli shëndetësor, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 6 raste. Rastet e identifikuara në 24 orët e fundit janë kryesisht kontakte te zbuluara nga hetimi i kryer dhe disa raste të reja për të cilat po vijon te kryhet hetimi epidemiologjik.


Të shtruar në spital- Aktualisht po trajtohen 27 të prekur në spitalin infektiv, nga të cilët 4 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar.


Vdes pacienti- Nje pacient 62-vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv. Referuar shërbimit infektiv, 62-vjeçari ishte bartës asimptomatik i COVID19 dhe vuante nga ciroze hepatike, spok, insuficiencë e rendë kardiake, diabet, hipertension. Shkaku i humbjes së jetëë, sipas shërbimit infektiv, nuk është COVID19, por nga ciroza hepatike e stadit të fundit.


Të shëruar- Në 24 orët e fundit janë shëruar 14 qytetarë, duke e çuar në 891 numrin e të shëruarve.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 157
Durrës 20
Krujë 20
Kamëz 11
Shkodër 10
Mat 9
Lushnje 6
Berat 2
Fier 2
Korçë 1
Librazhd 1
Mallakastër 1

Testimet- Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 16500 testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1164 raste. Aktualisht janë 240 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, respektuar rregullat e vendosura, për të ruajtur veten dhe të afërmit. Mos neglizhoni shenjat e sëmundjes dhe për çdo shqetësim telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

COVID-19 – Statistika (2 Qershor 2020)
Testime totale 16520
Testime molekulare 15068
Testime serologjike 1452
Raste pozitive 1164
Raste të shëruara 891
Raste Aktive 240
Humbje jete 33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

 


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas