Një 22-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale jashtë dëshirës se saj, me një vajzë të mitur. Ardit Domi me orgjinë nga Kukësi, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me forcë me vajzën e mitur, në zonën e Kamzës.
Arrestimi ka ardhur pas denoncimit të bërë nga e mitura bashkë me prindërit në polici. Fillimisht vajza ka folur me prindërit, të cilët e kanë referuar çështjen në polici.
“Ardit Domin e njoha përmes rrjeteve sociale dhe pasi folëm gati një muaj ai erdhi me makinë dhe më mori në shkollë. Më kishte thënë emrin e mbiemrin dhe që ishte nga Kukësi. Pasi ndaloi makinën më kërkoi të hiqja rrobat, unë kundërshtova por ai më tha se donte të shikonte nëse isha e virgjër apo jo”, – u shpreh vajza në polici, e shoqëruar edhe nga një psikolog.
Ardit Domi ka mohuar krimin para policëve.
Njoftimi
Specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin nr 5, kanë kryer arrestimin në flagrance të shtetasit , A.D, 22 vjeç, banues ne fshatin Resk, Kukës, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale jashtë dëshirës se saj, me një shtetase të mitur. Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”