Kronika

23 raste të reja me COVID-19, zgjerohet harta e qyteteve të prekura





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:02 - 30/05/20 |
mapo.al

Sërish shifra të larta të infektuarish me COVID-19 në vendin tonë. 23 raste të reja janë konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit, po aq sa edhe dje.


Marjeta Dervishi nga ISHP tha se dy prej rasteve janë personel shëndetësor. 16 prej rasteve janë identifikuar në Tiranë, 2 në Mat, 2 në Lushnje, 1 në Durrës, 1 në Krujë, dhe 1 rast në Librazhd.


Nga totali i të prekurve të identifikuar në 24 orët e fundit, 19 janë kontakte të rasteve të mëparshme të konfirmuara pozitive. Numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 1122.


6 qytetarë janë shëruar 24 orët e fundit, duke e çuar në 857 numrin e pacientëve që kanë mposhtur virusin vdekjeprurës.


23 raste sot në këto qytete

Tiranë – 16 raste

Mat  – 2 raste

Lushnje – 1 rast

Durrës – 1 rast

Krujë – 1 rast

Librazhd – 1 rast

16 raste të reja në TiranëGjatë 24 orëve të fundit janë testuar 229 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar 23 raste pozitive. Shpërndarja e rasteve të reja pozitive është si vijon: 16 raste janë identifikuar në Tiranë, 2 në Mat, 2 në Lushnje, 1 në Durrës, 1 në Krujë, dhe 1 rast në Librazhd. Nga totali i të prekurve të identifikuar në 24 orët e fundit, 19 janë kontakte të rasteve të mëparshme të konfirmuara pozitive, ndërsa për 4 raste po vazhdon hetimi epidemiologjik.

2 mjekë të infektuar – Në 24 orët e fundit janë testuar 21 personel shëndetësor dhe kanë rezultuar pozitive 2 raste.

26 pacientë të shtruar te InfektiviNë spitalin Infektiv aktualisht po trajtohen 26 pacientë, nga të cilët 4 janë në terapi intensive dhe 1 pacient është i intubuar në gjendje të rëndë.

6 pacientë mposhtin virusinNë 24 orët e fundit janë shëruar 6 qytetarë, duke e çuar në 857 numrin e të shëruarve.

232 raste aktiveNga fillimi i epidemisë janë kryer rreth 16 mijë testime molekulare dhe serologjike. Që nga fillimi i epidemisë janë 1122 raste të konfirmuara, prej të cilëve aktualisht janë 232 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë. Vijojnë testimet serologjike tek personeli shëndetësor. Deri tani janë mbi 1450 të testuar me një përqindje të përgjithshme pozitiviteti rreth 9%.

COVID-19 – Statistika (30 Maj 2020)
Testime totale 15950
Testime molekulare 14498
Testime serologjike 1452
Raste pozitive 1122
Raste të shëruara 857
Raste Aktive 232
Humbje jete 33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 137
Durrës 39
Krujë 16
Shkodër 11
Kamëz 9
Mat 8
Lushnje 6
Berat 2
Fier 2
Korçë 1
Librazhd 1

Apeli për qytetarëtNë këtë situatë mbetet shumë i rëndësishëm për të gjithë qytetarët zbatimi i masave të rekomanduara. Ndaj Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon edhe një herë qytetarët të tregohen të kujdesshëm. Ruani distancimin fizik dhe higjienën personale. Kur kolliteni apo tështini përdorni shami letre ose këndin e brrylit dhe lani duart sa më shpesh. Evitoni ambientet e mbyllura dhe grumbullimet me shumë njerëz.

Mos neglizhoni shenjat e sëmundjes dhe për çdo shqetësim telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40. 

LEXO EDHE:

2 raste të reja me COVID-19 në Mat, të infektuarit nga e njëjta familje

Koronavirusi prek edhe Librazhdin, infektohet pronari i një dyqani


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas