Kronika

Rritet numri i të infektuarve, 25 raste të reja me koronavirus, ndërron jetë 69-vjeçari





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:03 - 26/05/20 |
mapo.al

25 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në vendin tonë. 24 pacientë të infektuar janë konfirmuar në Tiranë dhe një në Krujë. Numri i të infektuarve në vendin tonë arrin kështu në 1029, prej të cilëve 78% janë shëruar plotësisht.


Ndërkohë sot ka ndërruar jetë një 69-vjeçar me iniciale S.K, nga Tirana, i prekur nga COVID-19. Pacienti po trajtohej në terapi intensive në spitalin infektiv.


Që nga fillimi epidemisë, 33 qytetarë e kanë humbur betejën me koronavirus. Të dhënat e 24 orëve të fundit u bënë publike nga Mirela Cami, Drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor.


33 të vdekur – Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve një pacient 69-vjeçar nga Tirana, me inicialet S.K., i cili po trajtohej në terapi intensive në spitalin infektiv. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit. Që nga fillimi epidemisë, 33 qytetarë e kanë humbur betejën me Covid19.


17 pacientë te Infektivi – Në 24 orët e fundit kemi sërish shtrime të reja në spitalin infektiv, ku aktualisht po trajtohen 17 pacientë, nga të cilët 3 janë në terapi intensive. Në 24 orët e fundit ka rritje të numrit të të prekurve, të lidhura me kontakte të rasteve të mëparshme pozitive por edhe vatra të reja në Tiranë.

Të infektuarit, kryeson Tirana – Janë testuar 173 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid-19 dhe janë konfirmuar 25 raste pozitive. Më konkretisht janë 24 të prekur në Tiranë dhe 1 në Durrës.

15 të infektuar në call center – Ndër rastet e reja janë 15 të prekur në një call-center, kontakte të një rasti pozitiv të identifikuar dy ditë më parë. Po vijon hetimi epidemiologjik edhe për disa raste të reja në Tiranë. Ne 24 orët e fundit janë shëruar 8 qytetarë.

1029 të prekur nga COVID-19- Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 14500 testime molekulare dhe serologjike, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara pozitivë në të gjithë vendin është 1029. Prej tyre, rreth 78% janë të shëruar. Në vendin tonë aktualisht janë 193 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.

COVID-19 – Statistika (26 Maj 2020)
Testime totale 14832
Testime molekulare 13506
Testime serologjike 1326
Raste pozitive 1029
Raste të shëruara 803
Raste Aktive 193
Humbje jete 33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 80
Durrës 54
Krujë 24
Shkodër 12
Berat 10
Kamëz 9
Fier 2
Mirditë 1
Korçë 1

Apeli drejtuar qytetarëve – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar distancimin fizik dhe higjienën vetjake. Qytetarët nuk duhet të neglizhojnë shenjat e Covid19, prandaj telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.


Etiketa: , , ,

Pas