Kronika

71 raste të reja me COVID-19 në vendin tonë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:37 - 06/07/20 |
mapo.al

459 testime për të dyshuar me COVID-19 janë bërë gjatë 24 orëve të fundit ku kanë rezultuar pozitivë 71 raste. 45 qytetarë janë shëruar.


Dr. Eugena Tomini, Instituti i Shëndetit Publik tha se në 24 orët e fundit tre persona kanë ndërruar jetë nga koronavirusi, një 63-vjeçar nga Lezha dhe një 65-vjeçare nga Tirana, si dhe mjeku 69 vjeçar nga Puka, Hysni Shkjau.


Numri i rasteve pozitive në total shkon në 2964, nga të cilët janë shëruar 1702 si dhe kanë humbur jetën 79 persona.


Bilanci i COVID-19 në 24 orët e fundit


78 pacientë te Infektivi – Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht janë 78 pacientë në spital, prej të cilëve 9 në gjendje serioze në terapinë intensive, 2 prej tyre të intubuar në gjendje të rënde.

71 të infektuar sot Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 459 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 71 raste pozitive.

Qytetet ku u shënuan rastet e rejaShpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 24 raste në Tiranë, 8 në Elbasan, 6 në Durrës, nga 5 raste në Krujë, Kukës, Lezhë, 4 në Kurbin, 3 në Vlorë, nga 2 raste në Korçë, Shkodër, Përmet, dhe nga 1 rast në Delvinë, Vau Dejës, Bulqizë, Kamëz, Fier.

1702 të shëruarNë 24 orët e fundit janë shëruar 45 qytetarë, duke e çuar në 1702 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

1183 persona aktivë me COVID-19Në vendin tonë aktualisht janë 1183 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

COVID-19 – Statistika (6 Korrik 2020)
Testime totale 29260
Raste pozitive 2964
Raste të shëruara 1702
Raste Aktive 1183
Humbje jete 79 (Qarku Tiranë 44, Durrës 12, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 12, Kukës 1, Elbasan 2, Lezhë 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 453
Durrës 213
Shkodër 168
Vlorë 116
Lezhë 64
Fier 48
Korçë 31
Kukës 25
Elbasan 24
Berat 16
Gjirokastër 15
Dibër 10

Apeli i MSH për qytetarëtMinistria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje të gjithë institucioneve, subjekteve dhe gjithë popullatës të ndjekin rekomandimet e autoriteteve shëndetësore duke respektuar distancimin fizik në 1.5 metër dhe nëse nuk respektohet distanca përdorimi i maskës është i detyrueshëm.

Gjithashtu përdorni maskën në të gjitha ambientet e mbyllura, respektoni etiketen respiratore duke u kollitur dhe tështirë në këndin e brrylit. Të gjitha këto masa duhen të kombinohen me higjienën personale dhe kolektive. Në rast se dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni patur kontakte me persona të prekur, izolohuni. Në rast se keni shenja të sëmundjes, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19. 

LEXO EDHE: 

I prekur me COVID-19/ Humb jetën mjeku Hysni Shkjau


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas