Kronika

3 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit, 22 pacientë në gjendje të rëndë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:02 - 23/07/20 |
mapo.al

Tre pacientë kanë ndërruar jetë sot në dy spitalet COVID të Tiranës për shkak të koronavirusit.


Viktimat janë një 77-vjeçare dhe një 83-vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese si dhe një 68 vjeçar nga Hasi pa sëmundje të tjera. Shkon në 123 numri i të vdekurve në vendin tonë që prej fillimit të epidemisë.


Shqetësuese vijon të jetë situata në dy spitalet COVID. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 126 pacientë, 22 janë në terapi intensive dhe 12 pacientë janë të intubuar.


108 raste janë konfirmuar pozitive në 24 orët e fundit në vendin tonë (68 ishin një ditë më parë).


LEXO EDHE: 

LAJMI I FUNDIT/ Rriten sërish shifrat, 108 raste të reja me koronavirus


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas