Aktualitet

Lajmi i Fundit/ 37-vjeçari gjendet i mbytur në bregdetin e Durrësit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:42 - 02/06/20 |
mapo.al

Një 37-vjeçar, banues në sektor “Rinia” është gjetur i mbytur këtë mbrëmje në bregdetin e Durrësit.


Në njoftimin e Policisë thuhet se nga këqyrja e trupit të viktimës, nuk ka shenja dhune, duke i bërë të paqarta rrethanat e ngjarjes së rëndë.


Mësohet se i riu është gjetur në largësi rreth 5-6 metra nga bregu i detit.


Njoftimi i Policisë:


Durrës/Informacion paraprak

Më datë 02.06.2020, rreth orës 19:40, në sektorin “Rinia”, në largësi rreth 5-6 metra nga bregu i detit, është konstatuar i mbytur shtetasi A.B., 37 vjeç, banues në sektor “Rinia”.

Pas nxjerrjes në trupit në breg nga shërbimet e Policisë dhe nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon identifikimin e personit dhe shkaqet e ngjarjes.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas