fbpx

Aktualitet

Lajmi i Fundit/ 39-vjeçari gjendet i vdekur në Tiranë





               Publikuar në : 17:02 - 08/11/19 |
mapo.al

Një 39-vjeçar është gjetur i vdekur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Ai dyshohet se ka humbur jetën disa ditë më parë, në një godinë që më parë ka shërbyer si kabinë elektrike.


Nga kqyrja paraprake e trupit të pajetë, nuk janë konstatuar shenja dhune, apo dëmtime. Ende nuk dihen shkaqet e sakta që kanë sjellë vdekjen e 39-vjeçarit. Policia thotë se dyshohen shkaqe natyrale.



Tiranë/Informacion paraprak


Rreth orës 14.50, në rrugën e “Kavajës” , në një ndërtesë që ka shërbyer si kabinë elektrike por tashmë është jashtë funksionit, është gjetur pa shenja jete, i dekompozuar, trupi i pajetë i shtetasit R. Z.,39 vjeç.

Nga kqyrja paraprake e trupit të pajetë, nuk janë konstatuar shenja dhune, apo dëmtime nga ndonjë faktor tjetër.

Dyshohet se shkaku i vdekjes është për shkaqe natyrale

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.


Etiketa:

Pas