Kronika

4 të vdekur nga koronavirusi, mes tyre një 31-vjeçar





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:20 - 30/07/20 |
mapo.al

4 të vdekur nga koronavirusi në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit.


Fatkeqësisht, virusi i rrezikshëm nuk ka kursyer as një të ri 31 vjeçar nga Tirana i prekur nga COVID19, që vuante nga diabeti, i cili ka ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi”.


Nuk e kanë fituar dot betejën edhe 3 qytetarë të tjerë: Një 69 vjeçar nga Shkodra, një 76 vjeçare nga Fieri dhe një 85 vjeçar nga Korça në dy spitalet COVID.


Numri i viktimave nga COVID-19 në vendin tonë arrin në 154.



Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas