Aktualitet

Bilanc tragjik, 4 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:47 - 11/07/20 |
mapo.al

Bilanc tragjik. Katër persona kanë ndërruar jetë nga koronavirusi në 24 orët e fundit.


Viktimat janë një 68 vjeçar nga Durrësi, një 65 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçar nga Elbasani dhe një 71 vjeçare nga Shkodra, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, në gjendje të rënduar si pasoje e COVID-19.



89 persona e kanë humbur betejën me virusin vdekjeprurës që prej fillimit të pandemisë.


Aktualisht janë të shtruar 72 pacientë në spital, 8 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rënde.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas