Aktualitet

5 raste të reja me koronavirus në zonën e Krujës





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:59 - 05/05/20 |
mapo.al

Janë edhe 5 raste të reja me koronavirus në 24 orët  e fundit në Krujë. Gazeta Mapo mëson se 1 rast është në Fushë Krujë dhe 4 raste i përkasin qytetit të Krujës.


2 nga 5 të infektuarit, janë raste kontakti. Kruja mbetet një ndër vatrat që po përhapet koronavirusi në vend.


Shkak kanë qenë fasoneritë, ku virusi është përhapur me shpejtësi. Një pjesë e fasonerive në Krujë tashmë janë mbyllur nga shteti.


Deri dje në Krujë ishin 87 raste aktive me koronavirus, ndërsa sot pritet që të shtohet numri.



Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas