Ministria e Shëndetësisë raportoi sot 5 viktima për shkak të koronavirusit në dy spitalet COVID të Tiranës.
Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen, 3 qytetarë nga Shkodra; një 47-vjeçare, një 51-vjeçare, një 72-vjeçare, me disa sëmundje bashkëshoqëruese. Kanë humbur jetën fatkeqësisht edhe 2 qytetarë nga Tirana; një 65-vjeçar pa sëmundje të tjera dhe një 70-vjeçar me sëmundje bashkëshoqëruese.
Dje ndërruan jetë katër qytetarë të cilët ndodheshin në terapi intensive në spitalet COVID.
Numri i viktimave në vendin tonë që prej fillimit të epidemisë arrin në 166. 123 është numri i rasteve pozitive ditën e sotme, duke e çuar numrin total të të infektuarve në 5519.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 120 pacientë, 18 janë në terapi intensive, 6 prej të cilëve pacientë të intubuar.
LEXO EDHE:
123 raste të reja me koronavirus në vendin tonë, mbi 3 mijë qytetarë të shëruar