Rritet sërish numri i të infektuarve me COVID-19 në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë bëri publike për mediat se gjatë 24-orëve të fundit janë shënuar 52 raste të reja me koronavirus.
Ditën e djeshme, u regjistruan 33 raste të reja, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 45. Në 24 orët e fundit janë shëruar 36 qytetarë, duke e çuar në 1195 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 328 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19.
Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 22 të prekur në Tiranë, 9 në Vlorë, 7 në Krujë, 5 në Kurbin, 2 në Fier dhe nga 1 rast në Kamëz, Kavajë, Lezhë, Pukë, Rrogozhinë Delvinë dhe Tepelenë.
Në vendin tonë janë aktualisht 807 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.
“Nisur nga rastet pozitive ditore kryesisht në ndërmarrjet me shumë punëtorë dhe kontakte në vendet e punës, i bëjmë thirrje edhe një herë bizneseve të respektojnë protokollet e sigurisë, distancimin fizik, dezinfektimin dhe ajrosjen e ambienteve, mbajtjen e maskave kudo ku ofrohet shërbimi për qytetarët. Me rihapjen e transportit publik është domosdoshmëri mbajtja e maskës nga të gjithë, ata në shërbim dhe përdoruesit e transportit publik, dezinfektimi i mjeteve të transportit etj”, tha Dr. Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik
Ministria e Shëndetësisë përsërit apelin për qytetarët. “Mos u grumbulloni me shumë njerëz pasi është rrezik për përhapjen e infektimit nga Covid19“.
COVID-19 – Statistika (23 Qershor 2020)
Testime totale 24020
Raste pozitive 2047
Raste të shëruara 1195
Raste Aktive 807
Humbje jete 45 (Qarku Tiranë 25, Durrës 9, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 5, Kukës 1)
Shpërndarja sipas qyteteve
Tiranë 374
Durrës 152
Shkodër 124
Vlorë 63
Fier 37
Lezhë 20
Korçë 17
Elbasan 10
Kukës 7
Gjirokastër 2
Berat 1
Teksa sot përfundon edhe gjendja e fatkeqësisë natyrore, e vendosur për shkak të pandemisë së koronavirusit, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu theksoi se masat e marra do të vijojnë të mbeten në fuqi. Në një dalje për mediat, ajo theksoi se vendi ende është në betejë me epideminë.
LEXO EDHE:
Covid-19/ Manastirliu: Masat do të vijojnë të mbeten në fuqi