Aktualitet

542 të vdekur në 24 orë në Itali, konfirmohet ulja e kurbës





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:24 - 08/04/20 |
mapo.al

Autoritetet e Mbrojtjes Civile italiane bëjnë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 542 viktima, 62 më pak se një ditë më parë ndërsa dje ishin 604 të vdekur, për një total prej 1766 viktimash që nga fillimi i epidemisë.


Sot është rritur me shifra rekord edhe numri i të shëruarve, 2099 në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin në mbi 26 mijë.


Numri i të infektuar të rinj në 24 orët e fundit është 3836 për një total prej 139 442 të prekurish që nga fillimi i epidemisë


Autoritetet e shëndetësisë në vend thonë se edhe nëse shifrat do vazhdojnë të bien shpejt, koronavirusi do mbetet mes popullatës dhe se duhet të zbatohen me rigorozitet masat e distancimit shoqëror sepse çdo relaksim mund të nënkuptojë një rifillim të qarkullimit të koronavirusit.



Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas