Gjatë 24 orëve të fundit në spitalin COVID2 (Shefqet Ndroqi), kanë ndërruar jetë 6 pacientë.
Nuk e kanë fituar betejën me virusin vdekjeprurës një 49-vjeçar nga Shkodra, një 54-vjeçar nga Mirdita, një 58-vjeçar nga Tirana, pa sëmundje të tjera. Si dhe një 56-vjeçar, një 68-vjeçar dhe një 76-vjeçare, nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese.
Numri i viktimave nga koronavirusi në vendin tonë ka kapur shifrën 144.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 114 pacientë, 19 janë në terapi intensive dhe 3 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit janë kryer 500 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 117 raste pozitive.