Shifrat e rasteve fatale, në dy spitalet COVID të Tiranës, nga virusi vdekjeprurës mbeten tragjike.
Edhe sot kanë ndërruar jetë gjashtë qytetarë te spitali Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” (4 ishin një ditë më parë).
Edhe pas përpjekjeve të mëdha të ekipeve mjekësore, fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, një 58 vjeçar nga Durrësi, një 70 vjeçar nga Kruja, dhe një 82 vjeçare nga Shijaku. Nuk e kanë fituar betejën, një 63 vjeçar nga Kukësi, një 64 vjeçar nga Shkodra, një 69 vjeçar nga Elbasani.
Numri i viktimave në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë arrin në 182. 139 raste pozitive u konfirmuan sot pozitive, duke shënuar kështu shifrën rekord të të infektuarve ditorë. Numri i rasteve aktive me koronavirus ka arritur në 2589.