Ministria e Shëndetësisë raportoi sot 6 viktima nga koronavirusi në vendin tonë (5 ishin një ditë më parë).
Nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen, mjeku pneumolog 53-vjeçar me origjinë nga Tropoja, banues në Tiranë, si pasojë e insuficencës së rëndë respitarore, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve të spitalit “Shefqet Ndroqi”.
Fatkeqësisht një i ri 28 vjeç nga Shkodra, i shtruar prej disa ditësh në spital, nuk ka mundur të mbijetojë. Ka humbur jetën edhe pas përpjekjeve të ekipit mjekësor një 68-vjeçare nga Tirana, një 71-vjeçar nga Kurbini, një 79-vjeçar nga Durrësi, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, dhe një 77-vjeçar nga Shkodra.
Numri i viktimave të koronavirusit që prej nisjes së epidemisë në vendin tonë arrin kështu në 172.
101 raste të reja janë konfirmuar pozitive me COVID-19 në 24 orët e fundit.
LEXO EDHE:
Bilanci ditor i koronavirusit/ 101 raste të reja, 6 të vdekur dhe 13 të shëruar