Ministria e Shëndetësisë konfirmon se të gjithë nxënësit të cilët ishin helmuar në gjimnazin “Janaq Kilica”, kanë lënë ambientet e spitalit të Fierit dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
Informacion i përditësuar
Ngjarja në Fier, dalin nga spitali të gjithë nxënësit
Pak minuta më parë ka lënë spitalin edhe nxënësit e fundit që po mbaheshin në observim në spitalin rajonal të Fierit, si pasojë e intoksikimit në ngjarjen e ndodhur në shkollën “Janaq Kinica”.
Pasi kanë marrë trajtimin e duhur mjekësor, të gjithë nxënësit kanë lënë spitalin.
Gjatë ditës së sotme, spitali rajonal i Fierit trajtoi rreth 60 nxënës me shenja të intoksikimit dhe neuroza paniku. Sipas mjekëve, gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e mirë.
LEXO EDHE: