Kryesore

64 raste të reja me koronavirus në Shqipëri, shërohen 54 qytetarë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:33 - 29/06/20 |
mapo.al

Janë 64 raste të reja me koronavirus në Shqipëri. Ndërkohë janë 2 persona që kanë humbur jetën nga koronavirusi në 24 orët e fundit. Lajmi i mirë është se janë shëruar 54 qytetarë, ndërkohë që vijojnë të rriten shtrimet në Spitalin Infektiv.


Shpërndarja gjeografike e rasteve të reja është si vijon: 15 raste në Tiranë, 13 në Krujë, 11 në Shkodër, 7 në Durrës, 4 në Lezhë, nga 3 raste në Kukës, Pukë, 2 në Kurbin, dhe nga 1 rast përkatësisht në Korçë, Elbasan, Vlorë, Berat, Mat, Pogradec.


Njoftimi


COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 64 raste të reja, 2 humbje jete, 54 të shëruar në 24 orët e fundit.


Pavarësisht rasteve ditore të identifikuara pozitivë, lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 54 qytetarë, duke e çuar në 1438 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Ndërkohë kanë vijuar testimet në Laboratorin e Virologjisë në ISHP dhe gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 371 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 64 raste pozitive.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 15 raste në Tiranë, 13 në Krujë, 11 në Shkodër, 7 në Durrës, 4 në Lezhë, nga 3 raste në Kukës, Pukë, 2 në Kurbin, dhe nga 1 rast përkatësisht në Korçë, Elbasan, Vlorë, Berat, Mat, Pogradec.
Në vendin tonë aktualisht janë 970 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju fton për t’u treguar të kujdesshëm për respektimin e distancës fizike me njëri-tjetrin, evitimin e kontakteve, shtrengimit të duarve dhe përqafimeve, ruajtjen e higjienës personale.

Mbajtja e maskës është domosdoshmëri për të parandaluar përhapjen e infeksionit në ato ambiente ku nuk ruani dot distancën.

Biznese, bar, kafe, restorante, zbatoni me rigorozitet protokollet higjieno-sanitare të sigurisë.
Kryeni shërbimin vetëm në ambientet e hapura dhe jo të mbyllura, duke respektuar distancimin fizik sipas udhëzimit të autoriteteve shëndetësore.
Të nderuar qytetarë evitoni festat apo ceremonitë me më shumë se 10 persona në këto ambiente, dhe për më tepër duhet të jenë të rrethit të ngushtë familjar.
Respektimi strikt i masave të vendosura do të ruajnë shëndetin tuaj dhe njërëzve tuaj të dashur.
Nëse keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

COVID-19 – Statistika (29 Qershor 2020)
Testime totale 26663
Raste pozitive 2466
Raste të shëruara 1438
Raste Aktive 970
Humbje jete 58 (Qarku Tiranë 32, Durrës 10, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 7, Kukës 1, Elbasan 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 358
Durrës 198
Shkodër 155
Vlorë 100
Fier 47
Lezhë 39
Korçë 28
Kukës 18
Elbasan 13
Gjirokastër 7
Berat 6
Dibër 1

 

Vijon…


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas