Kryesore

655 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, bie numri i vdekjeve








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:43 - 09/01/21 |
mapo.al

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 4499 testime me të dyshuar me COVID-19, nga të cilët kanë rezultuar të prekur 655 qytetarë (673 raste të reja ishin një ditë më parë).



Tirana kryesor me 247 të infektuar ditorë e ndjekur nga Durrësi dhe Vlora, respektivisht nga 46 dhe 39.


356 qytetarë janë shëruar sot, duke e çuar në 37,327 numrin e atyre që kanë mposhtur koronavirusin.



Në 24 orët e fundit është shënuar numri më i ulët i viktimave ditore prej gati 4 muajsh. Tre qytetarë kanë humbur jetën sot (7 ishte numri i viktimave një ditë më parë). Në total, 1233 qytetarë kanë ndërruar jetë nga COVID-19.




Përditësimi

356 të shëruar, 655 raste të reja dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit

655 të infektuar – Situata e COVID19 në 24 orët e fundit paraqitet si vijon:

Janë kryer 4499 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 655 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

Qytetet e prekura – 247 raste në Tiranë, 46 në Durrës, 39 në Vlorë, 35 në Fier, 29 në Lushnje, 26 në Lezhë, 24 në Elbasan, 16 në Shkodër, 15 në Sarandë, nga 14 raste në Berat, Kamëz, 13 në Dibër, 12 në Kurbin, nga 9 raste në Mat, Gjirokastër, Gramsh, nga 8 raste në Krujë, Kavajë, Delvinë, 7 në Bulqizë, nga 6 raste në Rrogozhinë, Librazhd, Kuçovë, Patos, 5 në Kukës, 4 në Korçë, nga 3 raste në Devoll, Përmet, Tepelenë, Klos, Skrapar, nga 2 raste në Mirditë, Tropojë, Mallakastër, Belsh, Cerrik, nga 1 rast në Pogradec, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Selenicë, Malësi e Madhe, Prrenjas, Kolonjë, Poliçan, Libohovë.

Lexo edhe :  Koronavirusi në Greqi - 33 të vdekur dhe 599 infektime në 24 orët e fundit

356 të shëruar – Në 24 orët e fundit janë shëruar 356 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 37,327 që nga fillimi i epidemisë.

273 të shtruar në spitale – Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 273 pacientë, 28 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

3 të vdekur sot – Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 3 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19: 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Elbasani, të moshave 68-80 vjeç.

COVID-19 – Statistika (09 Janar 2021)
Raste të reja ditore 655
Të shëruar në 24 orë 356
Të shtruar në spitale 273
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 4499

Testime totale 288,807
Raste pozitive 63,033
Raste të shëruara 37,327
Raste Aktive 24,473
Humbje jete 1233

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 14161
Fier 1779
Shkodër 1321
Durrës 1266
Lezhë 992
Vlorë 956
Korçë 899
Elbasan 890
Berat 789
Dibër 563
Gjirokastër 461
Kukës 396

Apeli i MSH për qytetarët – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas