Kronika

66-vjeçarit nga Fieri i konfiskohen 140 milionë lekë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:19 - 07/07/20 |
mapo.al

Një 66-vjeçari nga Fieri i janë konfiskuar me vendim gjykate, 14 milionë lekë të reja.


Lako Levani i ruante paratë në tre llogari bankare të një banke të nivelit të dytë. Djali i tij A.Levani është arrestuar në Itali për trafik droge.


Autoritetet dyshojnë se pasuria është vënë me veprimtari kriminale, kryesisht në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.


“Nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, pas një hetimi disamujor, u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për vendosjen e konfiskimit të tre llogarive bankare të shtetasit L. L., 66 vjeç, banues në Fier, llogari bankare që arrinin shumën 140 milionë lekë. Konfiskimi u krye për llogari të procedimit pasuror të filluar për këtë shtetas, pasi është subjekt i ligjit “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, thuhet në njoftimin e policisë.


Ndërkohë vijojnë hetimet intensive për evidentimin e pasurive të tjera që mund të jenë në emër të këtij shtetasi dhe të personave të tjerë të lidhur me të.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas