Kryesore

661 raste të reja me koronavirus, 13 viktima dhe 505 të shëruar








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:45 - 14/12/20 |
mapo.al

Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 2108 testime të kryera në 24 orët e fundit, janë konfirmuar të prekur me koronavirus 661 qytetarë (788 raste të reja ishin një ditë më parë). 



Tirana mban numrin më të madh të të infektuarve me 178 raste të reja e ndjekur nga Shkodra 51, Berati me 45, Fieri me 43 dhe Durrësi me 34.


Shqetësuese mbeten rastet fatale, teksa sot 13 qytetarë kanë ndërruar jetë nga COVID-19 (14 të vdekur ishin dje), duke e çuar numrin e viktimave në total, që prej fillimit të pandemisë, në 1016.



Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 433 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar.



Përditësimi i situatës


661 raste të reja – Situata e COVID19 në 24 orët e fundit paraqitet si vijon: Janë kryer 2108 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 661 qytetarë.

Qytetet e prekura – Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

178 raste në Tiranë, 51 në Shkodër, 45 në Berat, 43 në Fier, nga 34 raste në Durrës, Elbasan, 28 në Vlorë, 20 në Lezhë, nga 18 raste në Korçë, Mat, 16 në Kuçovë, nga 15 raste në Kavajë, Mirditë, Gjirokastër, 13 në Lushnje, nga 11 raste në Has, Pogradec, 10 në Mallakastër, nga 9 raste në Kurbin, Pukë, Përmet, 8 në Peqin, nga 7 raste në Devoll, Kukës, Tepelenë, Dibër, 5 në Kolonjë, nga 4 raste në Malësi e Madhe, Sarandë, Librazhd, Krujë, 2 në Skrapar.

505 të shëruar sot – Në 24 orët e fundit janë shëruar 505 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 25.325 që nga fillimi i epidemisë.

Lexo edhe :  Kosovë - Pesë viktima dhe 353 raste të reja me koronavirus

433 pacientë në spital – Gjatë gjithë javës që lamë pas, numri i të shtruarve në spitale ka qenë dhe vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 433 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar.

13 të vdekur – Megjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk kanë arrtitur të fitojë betejën me sëmundjen 13 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetar nga Durrësi, 2 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Korça, të moshave 38-82 vjeç.

COVID-19 – Statistika (14 Dhjetor 2020)
Raste të reja ditore 661
Të shëruar ne 24 orë 505
Të shtruar në spitale 433
Humbje jete në 24 orë 13
Testime ditore 2.108

Testime totale 223.784
Raste pozitive 49.191
Raste të shëruara 25.325
Raste Aktive 22.850
Humbje jete 1016

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 12187
Fier 1774
Durrës 1408
Shkodër 1154
Vlorë 1138
Korçë 1136
Elbasan 965
Berat 882
Lezhë 847
Gjirokastër 561
Kukës 460
Dibër 338

Apeli i MSH për qytetarët – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel qytetarëve të tregohen të kujdesshëm, si dhe bizneseve të respektojnë rregullat e vendosura në bare, restorante, dyqane dhe kudo ku ofrojnë shërbim për qytetarët. Stafet të jenë të pajisura me maska dhe dezinfektues dhe të respektohet distancimi fizik, për sigurinë e punonjësve dhe qytetarëve që marrin shërbim. 

LEXO EDHE: 

Nga Kruja në Korçë – Virusi i mori jetën 13 qytetarëve

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas