Kryesore

Shifrat mbeten të larta/ 67 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:35 - 04/07/20 |

376 testime për të dyshuar me COVID-19 janë kryer nga ISHP gjatë 24 orëve të fundit.


Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se janë konfirmuar pozitivë me koronavirus 67 raste të reja (90 ishin një ditë më parë). Ndërkohë dy pacientë që po trajtoheshin te spitali Infektiv kanë ndërruar gjatë orëve të fundit, duke e çuar numrin e viktimave në 74.


Mirela Cami, Drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor tha se 45 pacientë janë shëruar në 24 orët e fundit.


2819 është numri total i të infektuarve, prej të cilëve 1637, 74 kanë ndërruar jetë dhe 1108 është numri i rasteve aktive aktualisht.


Bilanci ditor i COVID-19

88 pacientë te Infektivi – Aktualisht po trajtohen 88 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 1 është i intubuar.

2 të vdekur sot – Fatkeqësisht 2 qytetarë kanë humbur betejën me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit. Një 67 vjeçare dhe një 73 vjeçare, të dyja nga Tirana me disa sëmundje bashkëshoqëruese, kanë humbur jetën në spitalin infektiv, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerave.

67 raste të reja – Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 376 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 67 raste pozitive.

Qytetet e prekura – Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 34 raste në Tiranë, 9 në Shkodër, 6 në Kavajë, 4 në Elbasan, nga 3 raste në Kurbin, Korçë, nga 2 raste në Kukës, Krujë, nga 1 rast në Fier, Lezhë, Lushnje, Kamëz.

45 të shëruar – Në 24 orët e fundit janë shëruar 45 qytetarë, duke e çuar në 1637 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

1108 persona aktivë me COVID-19 Në vendin tonë aktualisht janë 1108 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

COVID-19 – Statistika (4 Korrik 2020)
Testime totale 28409
Raste pozitive 2819
Raste të shëruara 1637
Raste Aktive 1108
Humbje jete 74 (Qarku Tiranë 41, Durrës 12, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 11, Kukës 1, Elbasan 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 428
Durrës 199
Shkodër 164
Vlorë 115
Fier 46
Lezhë 59
Korçë 35
Kukës 20
Elbasan 16
Gjirokastër 10
Berat 8
Dibër 8

Apeli për qytetarëtMinistria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje edhe njëherë bizneseve, institucioneve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë, të miratuara nga autoritetet shëndetësore. Kur është e mundur të lejojnë punonjësit të punojnë nga shtëpia për të minimizuar kontaktin mes tyre dhe përhapjen e infeksionit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për qytetarët që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të vendosura. Ruani distancën fizike, lani shpesh duart, përdorni maska ose barriera mbrojtëse në ambiente publike apo kudo ku nuk është e mundur të ruhet distanca, dezinfektoni objektet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni.

Virusi është ende mes nesh, dhe ne mund ta mposhtim atë vetëm nëse ndryshojmë sjelljen tonë të përditshme duke respektuar rregullat e vendosura. Suksesi do të varet nga sjellja individuale e çdo qytetari. Në rast se dyshoni se jeni i prekur nga Covid19 apo keni patur kontakte me persona të prekur, izolohuni. Në rast se keni shenja të sëmundjes, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas