Kryesore

Në rritje shifrat e të infektuarve, 67 raste të reja në 24 orët e fundit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:27 - 24/06/20 |
mapo.al

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 347 testime dhe janë konfirmuar 67 raste pozitive (52 ishin një ditë më parë).


Janë shtuar gjithashtu shtrimet e reja në spital, ku aktualisht po trajtohen 82 pacientë dhe 14 persona janë në terapi intensive.


Ndërkohë në vendin tonë është regjistruar viktima më e re nga koronavirusi. Ajo është një 34-vjeçare nga Librazhdi e cila vuante nga disa sëmundje, ndërkohë që ndodhej prej disa ditësh e intubuar te spitali Infektiv.


Numri i viktimave në vendin tonë nga koronavirusi arrin kështu në 47, ndërsa i të infektuarve në 2114 nga të cilët janë shëruar 1217. Numri i rasteve aktive ka arritur në 850.


Bilanci i COVID-19

47 viktima
Një humbje jete ka ndodhur mëngjesin e sotëm. Një 34 vjeçare nga Librazhdi e cila vuante nga insuficenca renale kronike, diabeti, hipertensioni, e konfirmuar me Covid19, e shtruar në shërbimin infektiv prej disa ditësh, në gjendje të rëndë dhe e intubuar, pavarësisht përkujdesjes së mjekëve nuk ka mundur të mbijetojë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerës.

82 pacientë te Infektivi
Vijon të ketë sërish shtrime të reja në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 82 pacientë, 14 prej tyre janë në terapi intensive. Por lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 22 qytetarë, mes tyre 7 mjekë dhe infermierë, duke e çuar në 1217 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

67 raste pozitive
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 347 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 67 raste pozitive. 

Qytetet me rastet e reja
Numrin më të lartë të të prekurve ditorë e ka Kruja me 18 raste, kemi 16 të prekur në Tiranë, 10 në Shkodër, 6 në Vlorë, nga 2 raste në Kukës, Lezhë, Kurbin, Lushnje, dhe nga 1 rast përkatësisht në Durrës, Fier, Korçë, Kavajë, Rrogozhinë, Tropojë, Berat, Vau i Dejës dhe Divjakë. Një pjesë e konsiderueshme e rasteve lidhen me ndërmarrje me shumë punëtorë, ndërkohë që vazhdon hetimi për raste të reja.

850 raste aktive
Në vendin tonë janë aktualisht 850 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë subjekteve të respektojnë protokollin e sigurisë. Ndërmarrjeve, institucioneve, subjekteve me shumë punonjës:

COVID-19 – Statistika (24 Qershor 2020)

Testime totale 24367
Raste pozitive 2114
Raste të shëruara 1217
Raste Aktive 850
Humbje jete 47 (Qarku Tiranë 26, Durrës 9, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 5, Kukës 1, Elbasan 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 377
Durrës 165
Shkodër 135
Vlorë 69
Fier 39
Lezhë 24
Korçë 18
Kukës 10
Elbasan 9
Gjirokastër 2
Berat 2

Kryeni çdo ditë vlerësimin temperaturës si dhe vlerësoni prezencën e simptomave të COVID-19 në personat e punësuar dhe të kujtdo që hyn apo del në ambientet e punës. Personat me temperaturë apo me simptoma duhet të rikthehen në shtëpi dhe të kryhet komunikimi me strukturat shëndetësore. Siguroni vazhdimisht elementet higjenizues e pastrues si sapun, letër për pastrimin e duarve, dezinfektantë. Mbani maskën mbrojtëse duke mbuluar hundën dhe gojën. Siguroni ajrosjen e mirë dhe dezinfektimin e ambjenteve si dhe larje para hapjes dhe pas mbylljes së tij.

Mininistria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet qytetarëve të shmangin vendet me grumbullime, të respektoni distancën, dhe kurdo kur kjo nuk është e mundur, përdorni maskë. Kontaktoni nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 me mjekun e familjes, nëse nuk është e domosdoshme evitoni kontaktin me institucionet shëndetësore. Nëse dyshoni se jeni të prekur duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.


Etiketa: , ,

Pas