Aktualitet

Vetëm 7 raste të reja me koronavirus, ISHP: Trend i qëndrueshëm





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:02 - 10/04/20 |
mapo.al

7 raste të reja me koronavirus në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit (një më shumë se dje). Dr. Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik u shpreh se në 24 orët e fundit janë testuar 162 persona të dyshuar si bartës të COVID-19. Në total numri i të infektuarve në vendin tonë arrin në 416 raste, por lajmi i mirë është se ditë pas dite kurba e të prekurve është në rënie.


“Duke ndjekur ecurinë e këtij infeksioni, në grafikun e shpërndarjes së rasteve të dyshuara dhe të konfirmuara me SARS-COV2 sipas ditëve, vihet re një trend i qëndrueshëm i rasteve të konfirmuara”, tha Dervishi.


17 të shëruarit e 24 orëve të fundit e çojnë shifrën e pacientëve që kanë fituar betejën me koronavirusin në 182. Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 23 qytetarë.


56 të shtruar në 2 spitalet COVID – “Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 50 të shtruar. 6 prej tyre janë në terapi intensive, dhe 1 pacient është i intubuar. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar gjithsej, ndërsa 4 pacientë janë të intubuar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 56 pacientë”.


Raste të reja në Tiranë dhe Shkodër – “Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë me 3 raste, Shkodër 4 raste. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon”:

– Tiranë 199 raste
– Durrës 38 raste
– Lushnje 5 raste
– Elbasan 15 raste
– Fier 32 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 17 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 49 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 rast
– Has 12 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 4 raste
– Mirditë 3 raste

Apeli – “Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19. Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40″.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas