Kryesore

Rritet numri, 78 persona preken nga COVID-19 në 24 orët e fundit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:32 - 25/06/20 |
mapo.al

Vijon të rritet numri i të infektuarve me COVID-19 në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit, nga 344 testime për të dyshuar, janë konfirmuar pozitivë 78 raste të reja (67 ishin një ditë më parë). Shkon në 2192 numri i përgjithshëm i të prekurve, ndërsa 48 kanë humbur jetën.





Numrin më të lartë të të prekurve ditorë e ka Shkodra me 14 raste, në Krujë janë identifikuar 13 të prekur, Tirana ka 12 raste, 9 janë identifikuar në Pukë, 6 në Delvinë, nga 4 raste në Gjirokastër, Vlorë, Kukës, nga 2 raste në Kamëz, Durrës, Fier, dhe nga 1 rast përkatësisht në Kurbin, Korçë, Kavajë, Lushnje, Mirditë, Pogradec.


Në 24 orët e fundit 33 qytetarë janë shëruar. 1250 është numri i të shëruarve në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë. Dr. Flutura Beqo nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, tha se një pjesë e mirë e rasteve ditore lidhen me kontakte të rasteve të mëparshme pozitive, ndërkohë që vazhdon hetimi për raste të reja.




76 të shtruar te Infektivi – Ndërkohë që në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 76 pacientë, 14 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar.


33 të shëruar sot – Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 33 qytetarë, duke e çuar në 1250 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.


894 persona aktivë – Në vendin tonë janë aktualisht 894 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve të respektojnë masat e vendosura, ndërsa bizneset të zbatojnë protokollet e miratuara të sigurisë.

Lexo edhe :  Bilanci ditor - 138 raste të reja dhe 5 viktima nga koronavirusi në Shqipëri

COVID-19 – Statistika (25 Qershor 2020)
Testime totale 24711
Raste pozitive 2192
Raste të shëruara 1250
Raste Aktive 894
Humbje jete 48 (Qarku Tiranë 27, Durrës 9, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 5, Kukës 1, Elbasan 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 370
Durrës 176
Shkodër 153
Vlorë 79
Fier 41
Lezhë 26
Korçë 20
Kukës 12
Elbasan 9
Gjirokastër 6
Berat 2

Apeli për qytetarët – Qytetarë, mbani duart të pastra dhe mos e prekni fytyrën. Lani duart sa më shpesh për të paktën 20 sekonda. Ruani distancën fizike në ambientet publike. Kudo kur kjo nuk është e mundur, vendosni maskë apo barrierë mbrojtëse. Bizneset të sigurojnë vazhdimisht elementët e higjienës si sapun, letër për pastrimin e duarve, dezinfektantë.

Siguroni ajrosjen e mire, pastrimin dhe desinfektimin e ambjenteve të punës. Përdorni maskat apo barrierat mbrojtëse gjatë kohës që u shërbeni qytetarëve. Task forca anti-covid nuk do të tolerojë shkelje të rregullave të sigurisë duke e konsideruar rrezik për shëndetin e qytetarëve. Mininistria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet qytetarëve të shmangin vendet me grumbullime, pasi janë burim për përhapjen e infeksionit.

Kontaktoni nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 me mjekun e familjes për barnat me rimbursim, apo infromacion për Covid19. Nëse dyshoni se jeni të prekur duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127. 

LEXO EDHE: 

Shqetësuse shifra e pacientëve në terapi intensive te Infektivi, por bie numri i të shtruarve

1


Etiketa: , , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas