Kryesore

788 raste të reja me koronavirus, 14 qytetarë humbin jetën








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:41 - 13/12/20 |
mapo.al

Ministria e Shëndetësisë përditësoi situatën e koronavirusit në 24 orët e fundit, ku informon se janë kryer 2501 testime, nga të cilët kanë rezultuar 788 raste të reja.



14 është numri i viktimave të regjistruar sot, duke tejkaluar kështu shifrën mbi 1 mijë të vdekur nga COVID-19 në vendin tonë që prej fillimit të pandemisë. Mes qytetarëve që humbën jetën nga virusi është edhe mjeku i njohur anestezist, Mihal Kërçi.


300 qytetarë janë shëruar sot, ndërkohë që situata në spitale vijon të jetë në vlera të njëjta. Në 4 spitalet COVID të Tiranës po kurohen aktualisht 454 pacientë, 23 në terapi intensive, 8 pacientë janë të intubuar.




Përditësimi



788 raste të reja sot – Janë kryer 2501 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 788 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:


Qytetet e prekura – 222 raste në Tiranë, 111 në Shkodër, 77 në Fier, nga 34 raste në Krujë, Lezhë, 31 në Berat, 27 në Sarandë, 21 në Vlorë, 19 në Durrës, 18 në Librazhd, nga 16 raste në Gramsh, Mat, 15 në Kavajë, nga 14 raste në Korçë, Elbasan, nga 13 raste në Lushnje, Tepelenë, nga 11 raste në Peqin, Has, 10 në Përmet, nga 8 raste në Mirditë, Pogradec, 7 në Delvinë, nga 5 raste në Mallakastër, Gjirokastër, nga 4 raste në Skrapar, Dibër, Pukë, Kurbin, nga 3 raste në Kukës, Kolonjë, nga 2 raste në Devoll, Malësi e Madhe, Bulqizë.

300 të shëruar – Në 24 orët e fundit janë shëruar 300 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 24.820 që nga fillimi i epidemisë.

454 pacientë në spital – Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 454 pacientë, 23 në terapi intensive, 8 pacientë janë të intubuar.

Lexo edhe :  Koronavirusi në Shqipëri/ 9 të vdekur, mes tyre një 29-vjeçar

14 të vdekur sot – Megjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk ka arrtitur të fitojë betejën me sëmundjen prof. Mihal Kërçi, mjeku i njohur anestezist, i cili ka patur një kontribut të çmuar në mjekësinë shqiptare. Kanë humbur jetën edhe 13 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 6 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Divjaka, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Mirdita, të moshave 43-83 vjeç.

COVID-19 – Statistika (13 Dhjetor 2020)
Raste të reja ditore 788
Të shëruar ne 24 orë 300
Të shtruar në spitale 454
Humbje jete në 24 orë 14
Testime ditore 2.501

Testime totale 221.676
Raste pozitive 48.530
Raste të shëruara 24.820
Raste Aktive 22.707
Humbje jete 1003

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 12162
Fier 1747
Durrës 1402
Korçë 1157
Vlorë 1146
Shkodër 1139
Elbasan 964
Berat 843
Lezhë 823
Gjirokastër 550
Kukës 448
Dibër 326

Apeli i MSH për qytetarëtMinistria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë me mjekun e familjes, për t’u referuar për testim, ndjekje të vazhdueshme dhe për rimbursimin e barnave të trajtimit ambulator në banesë
Telefononi linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar me mjekun tuaj të familjes. Telefononi Urgjencën Kombëtare 127 kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID. 

LEXO EDHE: 

Më shumë se 1 mijë të vdekur nga koronavirusi në Shqipëri

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas