Kronika

82 të prekur sot me COVID-19, qytetet ku u shënuan rastet e reja





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:34 - 09/07/20 |
mapo.al

82 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, (68 ishin një ditë më parë). 401 testime janë bërë nga ISHP për të dyshuar me COVID-19.


Mirela Cami, Drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor tha se 41 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit. 3188 shkon numri total i të prekurve me koronavirus në vendin tonë.


“Situata në spitalin infektiv paraqitet serioze. Është rritur numri i të shtruarve dhe rëndohet situata shëndetësore e pacientëve në terarapi intensive”, tha Cami.


84 pacientë ndodhen të shtruar te spitali Infektiv, 11 prej tyre ndodhen në terapi intensive, ndërsa 6 janë të intubuar. 83 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, me Tiranën që kryeson me 46 të vdekur, Durrësi 13, Shkodra 12, Fieri 5, Vlora 2, Elbasani 2 dhe Kukësi, Lezha e Berati nga 1 të vdekur.


Bilanci ditor i COVID-19

82 raste pozitive, 84 pacientë te InfektiviAktualisht janë të shtruar 84 pacientë në spital, 11 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 6 prej tyre janë të intubuar, në gjendje të rënde. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 401 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 82 raste pozitive.

Qytetet e prekuraShpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 30 raste në Tiranë, 11 në Shkodër, 6 në Kukës, 5 në Elbasan, nga 4 raste në Bulqizë, Krujë, Berat, Malësi e Madhe, nga 3 raste Kavajë, Përmet, 2 në Korçë, nga 1 rast në Pukë, Mirditë, Kamëz, Gjirokastër, Tepelenë, Dibër.

Shërohen 41 pacientëNë 24 orët e fundit janë shëruar 41 qytetarë, duke e çuar në 1832 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

1273 persona aktivë me COVID-19Në vendin tonë aktualisht janë 1273 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

COVID-19 – Statistika (9 Korrik 2020)
Testime totale (molekulare dhe serologjike) 31,093
Raste pozitive 3188
Raste të shëruara 1832
Raste Aktive 1273
Humbje jete 83 (Qarku Tiranë 46, Durrës 13, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 12, Kukës 1, Elbasan 2, Lezhë 1, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 509
Durrës 215
Shkodër 173
Vlorë 116
Lezhë 64
Fier 41
Elbasan 33
Korçë 32
Kukës 32
Berat 24
Gjirokastër 17
Dibër 17

Apeli për qytetarëtMinistria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i rekomandon çdo qytetari të tregojë kujdes për respektimin e rregullave:

Ruani distancën nga të tjerët të paktën 1.5 metër;

Mbani maskë në ambiente të mbyllura dhe kudo ku nuk mund të ruani distancën;

Ruani higjienën personale dhe kolektive

Nëse keni shenja të sëmundjes izolohuni dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas