Aktualitet

92 raste të reja me koronavirus në vendin tonë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:22 - 30/07/20 |
mapo.al

92 raste të reja janë konfirmuar me koronavirus në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit (108 ishin një ditë më parë).


Mirela Cami, Drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor tha se janë bërë 507 testime.


4 pacientë kanë ndërruar jetë te dy spitalet COVID, mes tyre edhe një 31-vjeçar me sëmundje diabeti.


Numri i të infektuarve me koronavirus ka kapur shifrën e 5197, nga të cilët janë shëruar 2883, raste aktive janë 2160 dhe 154 pacientë kanë humbur jetën.


Bilanci i COVID-19 në 24 orët e fundit

4 të vdekur
Fatkeqësisht, virusi i rrezikshëm nuk ka kursyer as një të ri 31 vjeçar nga Tirana i prekur nga COVID19, që vuante nga diabeti, i cili ka ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Nuk e kanë fituar dot betejën edhe 3 qytetarë të tjerë: Një 69 vjeçar nga Shkodra, një 76 vjeçare nga Fieri dhe një 85 vjeçar nga Korça në dy spitalet COVID.

124 pacientë në spital
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 124 pacientë, 18 janë në terapi intensive, 7 prej të cilëve pacientë të intubuar.

92 raste të reja
Në 24 orët e fundit, janë kryer 507 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 92 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve të reja: 49 raste në Tiranë, 11 në Kukës, 5 në Durrës, 4 në Fier, nga 3 raste në Shkodër, Lezhë, nga 2 raste në Elbasan, Berat, Roskovec, Bulqizë, nga 1 rast në Kurbin, Kavajë, Vlorë, Mirditë, Mallakastër, Mat, Delvinë, Malësi e Madhe, Shijak.

53 të shëruar
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 53 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2883, që nga fillimi i epidemisë.

COVID-19 – Statistika (30 Korrik 2020)
Testime totale 40699
Raste pozitive 5197
Raste të shëruara 2883
Raste Aktive 2160
Humbje jete 154 (Qarku Tiranë 81, Shkodër 24, Durrës 20, Fier 7, Elbasan 5, Kukës 4, Vlorë 4, Korçë 4, Dibër 2, Lezhë 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1164
Durrës 259
Shkodër 205
Vlorë 104
Lezhë 84
Fier 79
Kukës 66
Korçë 63
Elbasan 51
Berat 32
Gjirokastër 29
Dibër 24

Apeli për qytetarët
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet qytetarëve për të telefonuar në numrin unik të Urgjencëns Kombëtare 127 nëse keni shenja të sëmundjes, dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për informacion rreth Covid19 apo këshillim psikologjik.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas