Një aksident i rëndë me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën dytësore Durrës-Tiranë, pranë një qendre tregtare.
Një 30-vjeçare, e identifikuar me inicialet E.D. ka humbur kontrollin e automjetit me të cilin po udhëtonte duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbradhjen e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 14.07.2020, rreth orës 12:35, në rrugën dytësore Durrës-Tiranë, tek City Park, mjeti me drejtuese shtetasen E.D., 30 vjeçe ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dal nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.