Aktualitet

Lajmi i Fundit/ Aksident i rëndë në Elbasan, plagosen dy gra (Detaje)





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:01 - 21/06/20 |
mapo.al

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mesditë në Elbasan. Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.


Për pasojë, raportohet se të plagosura kanë mbetur dy gra. Burime nga vendngjarja, bëjnë me dije se të plagosurat ndodhen në spital ku po marrin ndihmë mjekësore.


Identitetet e tyre ende nuk bëhen me dije, por mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Saktësisht përplasja e automjeteve ka ndodhur në aksin rrugor Labinot-Fushë Xibrakë.


Pas aksidentit, është krijuar trafik në zonë, ndërsa policia ka nisur hetimet lidhur me aksidentin. Dyshohet se shkak i përplasjes mes dy mjeteve është bërë një parakalim i gabuar.



Etiketa: , ,

Pas