Një aksident i rëndë në Fushë Krujë u ka marrë jetën 4 personave. Bëhet me dije se aksidenti ka ndodhur tek kryqëzimi i Borizanës. Një automjet “Audi” ku po udhëtonin 4 persona, është përplasur me një kamion, duke e goditur nga pas.
3 prej personave kanë humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa pasagjeri tjetër ndodhej në gjendje të rëndë dhe ka humbur jetën rrugës kur po transportohej për në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, por dyshohet se shpejtësia ka sjellë humbjen e kontrollit. Aksidenti ka ndodhur në një orar ku nuk lejohet qarkullimi i automjeteve në Shqipëri, veç atyre që marrin një leje të posaçme nga policia.
Viktimat janë nga fshati Larushk. Nga të dhënat e para mësohet se ata po ktheheshin nga veriu për në Tiranë, ndërsa si pasojë e shpejtësisë së lartë me të cilën po lëviznin, ‘Audi’ goditi një kamion me targa të Kosovës nga pas.