Aktualitet

Aksident i rëndë Shkodër, një i vdekur






Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:18 - 19/01/20 |
mapo.al

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në aksin rrugor Velipojë-Shkodër, ku një makinë ka përplasur një motoçikletë dhe për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesja e motoçikletës.


Ndërkohë që është ndaluar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe është shoqëruar në komisariat. Sipas policisë personi që ka ndërruar jetë është S.U 32-vjeçe.


Informacion paraprak:



Më datë 19.01.2020 ora 17:25, në aksin rrugor Velipojë – Shkodër, në afërsi të kishës Velipojë, mjetit tip Benz, me drejtues shtetasin A. U. 28 vjeç, banues në lagjen Tre Heronjtë, Shkodër, është përplasur me mjetin motorçikletë me drejtuese, shtetasen S. U. 32 vjeçe, banuese në Velipojë, Shkodër, e cila në orën 20:25 nderroi jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.


Shtetasi A. U. është shoqëruar në ambjentet e D. V. P. Shkodër për veprime të metejshme


Veprimet po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Etiketa: ,

Pas