Kronika

Aksident me pasojë vdekjen në Tiranë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:03 - 31/07/20 |
mapo.al

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në kryeqytet. Një automjet ka përplasur një këmbësor, i cili ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur pranë Institutit Bujqësor.


Mjeti me drejtues shtetasin K.D., 23 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin GJ.L., 71 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.


Tiranë/Informacion paraprak


Më datë 31.07.2020, rreth orës 15:55, në Institut Bujqësor mjeti me drejtues shtetasin K.D., 23 vjeç, ka aksidentuar këmbesorin shtetasin GJ.L., 71 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.
Drejtuesi i mjetit është shoqeruar në ambientet e Komisariatit Nr.3, për veprime të metejshme.


Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas