Aktualitet

Aksident me vdekje në Maminas, Policia ndalon shoferin







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:21 - 18/10/20 |
mapo.al

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Maminas, mbrëmjen e së dielës. Një makinë ka përplasur këmbësorin, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.


Policia ka ndaluar shoferin e automjetit deri në sqarimin e shkaqeve të aksidentit.Shkak dyshohet shpejtësia tej normave të lejuara. Këmbësori ishte duke kaluar rrugë, kur u përplas nga mjeti.


Ndërkohë ende nuk është identifikuar personi që ka gjetur vdekjen, por sipas policisë është rreth 60-vjeç. Aksidenti ka sjellë edhe trafik në zonë.



Durrës/Informacion paraprak


Më datë 18.10.2020, rreth orës 18:50, në autostradën Tiranë-Durrës, në Maminas, mjeti tip “Pezho” me drejtues shtetasin Sh. A., 60 vjeç, ka aksidentuar një shtetas këmbësor ende të paidentifikuar rreth 60 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.


Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas