Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në zonën e “Bllokut” në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur dhe për pasojë ka mbetur i plagosur njëri nga drejtuesit e mjeteve.
Identiteti i tij ende nuk bëhet me dije, por raportohet se është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.
Siç shihet në pamjet nga vendngjarja, janë mbledhur dhjetra banorë të zonës, ndërsa trafiku është rënduar.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 28.05.2020, rreth orës 22:15, në rrugën “Perlat Rexhepi”, është përplasur mjeti me drejtues shtetasin K.S., 27 vjeç, me mjetin me drejtuesin shtetasin A.N., 41 vjeç
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit shtetasi K.S., i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.