Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Kabash të Gramshit, pak momente më parë. Një person ka humbur jetën, ndërsa 3 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Viktima është një 32- vjeçar me inicialet E.Ll. Një makinë ka humbur kontrollin pas një defekti dhe ka dalë nga rruga.
Automjeti i llojit furgon ka dalë nga rruga në vendin e quajtur “Toskollare”. Aksidenti ka ndodhur në një terren të vështirë për automjetet.
Njoftimi
Rreth orës 16:20, në fshatin Kabash, Gramsh, automjeti tip mikroautobuz që drejtohet nga shtetasi B.Ç., banues në fshatin Poroçan, Gramsh, si pasojë e një difekti teknik ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi A.Ll., rreth 35 vjeç, si dhe janë plagosur 4 pasagjerë, të cilët po transportohen me autoambulanc për në Spital.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po vijon puna për zbardhjen e shkakut të aksidentit.