Një aksident u regjistrua pasditen e sotme në hyrje të Shkodrës, tek Ura e vjetër e Bunës.
Nga informacionet paraprake, mësohet se drejtuesi i një motori i përfshirë në aksident ka ndërruar jetë.
Identiteti i tij nuk bëhet me dije por mësohet se 36-vjeçari humbi jetën pasi është dërguar në spital.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkqet dhe dinamikën e aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 16.07.2020, rreth orës 19:00, në lagjen “Liria”, Shkodër, motorçikleta me drejtues shtetasin E. L. 36 vjeç, banues në lagjen Qemal Stafa, Shkodër, është përplasur me mjetin Audi, me drejtues shtetasin A. M, 50 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër.
Si pasojë është dëmtuar drjtuesi i motorçikletës, i cili ndërroi jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.