Aktualitet

Aksident në Tiranë, plagoset 65-vjeçari





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:14 - 16/05/20 |
mapo.al

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka përplasur një 65-vjeçar i cili po udhëtonte me biçikletë.


Identiteti i këtij të fundit ende me dije por mësohet se ai është identifikuar si H.Ll. 65-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin intensiv të mjekëve.


Policia bën me dije se ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e automjetit L.C 25 vjeç, për veprime të mëtejshme hetimore.


Njoftimi i policisë:


Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 16.05.2020, rreth orës 14:41, në bulevardin “Bajram Curri”, mjeti me drejtues shtetasin L.C., 25 vjeç, ka aksidentuar biçiklistin H.Ll, 65 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjeti është shoqeruar në Komisariatin e Policisë Nr.2 për veprime të metejshme.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

 


Etiketa: , , , ,

Pas