Aktualitet

Aksident në zonën e Lungomares, plagoset drejtuesi i motorit








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:34 - 07/10/20 |
mapo.al

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur këtë mbrëmje në zonën e Lungomares në Vlorë.


Në aksident janë përfshirë një automjet dhe një motor. I plagosur ka mbetur drejtuesi i këtij të fundit.


Identiteti i tij ende nuk bëhet me dije ndërsa mësohet se është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.



Raportohet se gjendja e të plagosurit është jashtë rrezikut për jetën.


Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e aksidentit.


Dyshohet se përplasja ka ndodhur për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara të automjetit, duke mos përjashtuar edhe lagështirën në rrugë./Mapo.al/


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas