Dy punonjës policia, të cilët udhëtonin me motor të forcave ‘Shigjeta’ janë askidentuar këtë pasdite në Orikum të Vlorës.
Sipas informacioneve paraprake, efektivët e policisë kanë humbur kontrollin e motorit duke u përplasur më barrierat mbrojtëse të rrugës.
Identitetet e tyre ende nuk bëhen me dije por mësohet se ndodhen në spital ku po marrin ndihmë mjekësore.
Kujtojmë se rreth 1 orë më parë një aksident rezultoi fatal për një 24-vjeçar në Tiranë. Ndërsa u plagos dhe një tjetër.