Një alpinist është plagosur këtë pasdite në Tomorr. Sipas informacioneve paraprake, ai ka rrëshqitur dhe për pasojë ka thyer këmbën.
Mësohet se një helikopter është nisur me urgjencë nga Tirana për ta transportuar atë drejt Spitalit të Traumës.
Raportohet se alpinisti ishte sëbashku me një grup prej 4 personash.
Ende nuk bëhen me dije identitetet e alpinistëve të tjerë.