Kronika

E rëndë/ Makina përplas për vdekje 23-vjeçarin në Memaliaj








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:35 - 07/08/20 |
mapo.al

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën nacionale Memaliaj-Krahës, në afërsi të fshatit Toç.


Një 23-vjeçar, duke ecur në këmbë është përplasur nga një makinë.


Për pasojë, i riu nuk i ka mbijetuar dot plagëve të marra. Drejtuesi i automjetit shtetasi K. M., është shoqëruar për në ambjentet e DVP Gjirokastër.


Njoftimi i Policisë
Në rrugën nacionale Memaliaj-Krahës, në afërsi të fshatit Toç, automjeti me drejtues shtetasin K. M., 65 vjeç, banues në Gjirokastër ka goditur këmbësorin E. C., rreth 23 vjeç, banues në fshatin Anëvjos, Memaliaj.


Për pasojë ka humbur jetën shtetasi E. C.

Drejtuesi i automjetit shtetasi K. M., është shoqëruar për në ambjentet e DVP Gjirokastër.

Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Etiketa: , ,

Pas