Kronika

Rezulton i rremë alarmi për bombë te Ambasada Ruse, u gjetën vetëm rroba














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:17 - 05/06/20 |
mapo.al

Një çantë e braktisur pranë Ambasadës Ruse në Tiranë, ka vendosur në alarm autoritetet se brenda saj mund të kishte lëndë eksplozive. Policia ka gjetur një çantë të dyshimtë në trotuar dhe njëri prej oficerëve e ka hapur.






Brenda çantës rezultoi se kishte vetëm rroba. Ajo ishte harruar aksidentalisht nga një person në trotuar.


Çanta e braktisur vendosi në alarm autoritetet e sigurisë së Ambasadës Ruse, dhe policinë tonë.







Zona u rrethua nga policia, ndërkohë që pritet të kontrollohen edhe kamerat e sigurisë për të identifikuar personin që e ka harruar.




Tiranë/Informacion paraprak



Më datë 05.06.2020, rreth orës 15:00, në vendin e quajtur bulevardi “Bajram Curri“, në afërsi të një objekti të rëndësisë së veçantë është gjetur një çantë e dyshimtë, ngjyrë e zezë, e cila u hap nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, dhe në brendësi të saj kishte disa rroba trupi.

1


Etiketa: , ,

Pas