Kronika

Apeli kthen për rigjykim çështjen ndaj Saimir Tahirit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:32 - 26/06/20 |
mapo.al

Gjykata e Posaçme e Apelit ka kthyer për rigjykim çështjen ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.


Ky ka qenë vendimi i gjyqtarëve Neritan Kosova, Albana Boksi dhe Dhimitër Lara.


Tahiri ka qenë vetë i pranishëm në seancë, i shoqëruar nga avokati mbrojtës, Maks Haxhia. Tashmë çështja ndaj tij do të rigjykohet edhe njëherë nga Gjykata e Posaçme.


Ish-ministri i Brendshëm u vu nën akuzë pas arrestimit të grupit “Habilaj” për trafik ndërkombëtar droge.


Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi dënimin e tij me 12 vite burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar shkon në 8 vite. Por, gjykata e dënoi Tahirin me 3 vite burg me shërbim prove.


Etiketa: ,

Pas