Kronika

Ardian Çapja del nga spitali i Traumës nën masa të forta sigurie, rikthehet në Elbasan














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:29 - 10/06/20 |
mapo.al

I shoqëruar nga forca të shumta policie, Ardian Çapja lë Spitalin e Traumës, për të shkuar në banesën e tij, në lagjen “Emin Matraxhiu” në Elbasan.






Edhe familjarë të Çapjes e kanë shoqruar atë drejt banesës në Elbasan. Pavarësisht se vetëm 2 ditë më parë bëri operacion, Çapja ka kërkuar të shkojë në banesë.


Sot ai doli nga gjendja e rrezikut për jetën dhe menjëherë kërkoi të linte spitalin, për t’u rikthyer në banesën e tij, aty ku mëngjesin e të hënës iu bë atentat me snajper.







Ky ishte atentati i 3 ndaj tij, dhe këtë herë plumbi atë e kapi në shpatull. Më parë 55-vjeçari i ka shpëtuar edhe atentateve në gusht dhe dhjetor të vitit 2017-ës. Familjarët e tij tentuan që të fshihnin ngjarjen, duke thënë se Çapja ishte rrëzuar në banesë por ishte Policia e Shtetit ajo që sqaroi rrethanat e ngjarjes.



Kujtojmë se konflikti i fisit Çapja në Elbasan është i hershëm dhe daton që prej vitit 2005. Konfliktet e fisit Çapja me familjet Mema dhe Çela janë të hershme që në fund të viteve 90’, por kulmin e arritën kur në vitin 2005 mbeti i vrarë në një atentat vëllai i Ardjan Çapjas, Sokol Çapja.



Ndërkohë edhe Ardjan Çapja është emër i njohur për drejtësinë dhe i akuzuar si organizator i disa atentateve me motiv hakmarrjen.

Hakmarrjet që vijojnë prej vitit 2005
Kujtojmë se 55-vjeçari Ardian Çapja u ka shpëtuar më herët të paktën dy atentateve, ndërkohë që ngjarjet lidhen me konflikte të vjetra që fisi i tyre ka pasur në qytetin e Elbasanit.

Lexo edhe :  Vrasja në Elbasan, GJKKO çon për gjykim dosjen e Ardian Çapjas dhe të tjerëve

Më 3 shkurt 2016 u vranë tre pjesëtarë të kësaj familjeje, kurse Florenc Çapja i shpëtoi një atentati të ndodhur në qershor 2016, ku mbeti i plagosur shoku i tij, Bledar Muça, me të cilin po udhëtonte në një makinë.

Ndër vite, familja Çapja është akuzuar si e përfshirë në ngjarje kriminale, por edhe ka qenë pre e tyre.

Gjithçka ka nisur në vitin 2005, ku Sokol Çapja u përfshi në konflikt me ish-kreun e Qarkullimit Rrugor në Elbasan, Fadil Mema. Pas kësaj ngjarjeje mbeti i vrarë Sokol Çapja dhe si autorë u akuzuan nipat e oficerit të Policisë. Kjo pasoi me vrasjen e kunatit të Memës, Ardian Ibrahimi, në maj 2006.

Në vitin 2012, Gentian Beqiri, një nga të akuzuarit për vrasjen e Sokol Çapjes, u ekzekutua, ndërsa ishte lënë në arrest shtëpie. Ndërsa në mars 2015, në Torino të Italisë, u ekzekutua Fadil Mema.

Më pas, në shkurt 2016, mbetën të vrarë Agron Çapja, nipi i tij Ardit Sinakoli dhe Eno Bedalli, ndërsa mes tetë të plagosurve ishte dhe Florenc Çapja.

Ndërsa në qershor 2016, Ardian Çapja, Florenc Çapja dhe Bledar Muça u arrestuan për sulm ndaj disa efektivëve civilë të Policisë pasi dyshonin se do të kryenin atentat ndaj tyre.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas