Kronika

Në përgjime për ryshfet, “arrest me burg” për mjekun Edvin Prifti














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:19 - 13/02/21 |
mapo.al

Gjykata kundër Krimet dhe Korrupsionit ka ashpërsuar masën e sigurisë për mjekun kardiolog Edvin Prifti, duke dhënë arrest me burg. Mjeku i njohur përmendej në përgjimet e sekretares së gjyqtares së Krujës, Enkeleda Hoxha, për marrje ryshfeti për një ndërhyrje kirurgjikale, operacion që u finalizua me arrestimin e 13 personave, mes tyre edhe gjyqtarja.






Ndërsa gjatë kontrolleve në shtëpi dhe zyrën e mjekut, SPAK sekuestroi 250 mijë euro dhe 16 mln lekë të reja cash. Fillimisht mjeku u pezullua nga detyra deri në verifikimin e akuzës në Gjykatë.


Edvin Priftit i janë vënë prangat që në sallën e gjyqit dhe do të dërgohet në një nga qelit e paraburgimit të kryeqytetit.





Mjeku Edvin Prifti në një prononcim të shkurtër për mediat ditën e sotme iu përgjigj edhe kryeministrit Edi Rama, i cili tha se mjeku është arrestuar, dy orë përpara nisjes së seancës në GJKOK.



Prifti e priste këtë arrestim, nisur nga deklarata e kryeministrit, ndërsa deklaroi se nuk ka marrë ryshfet, por paratë janë produkt i punës së tij të ligjshme.



“Unë sapo erdha nga një lokal pranë gjykatës, ku po dëgjoja një regjistrim të kryeministrit ku thoshte se unë jam arrestuar. Një regjistrim i bërë dy orë më para dhe të gjitha pyetjet mund tja bëni kryeministrit pasi unë tani jam i arrestuar apo jo?!”- tha Prifti.

Lexo edhe :  SPAK sekuestron llogaritë bankare të kardiologut, Edvin Prifti

Ju jeni i njohur për pikëpamje të djathta?
“Pikëpamjet e mia nuk janë të djathta, janë thellësisht demokratike dhe liberale në funksion të popullit tim Republikës dhe në funksion të asaj që ne duam të ndërtojmë. Mendimet e mia i kam të shprehur dhe duhet që çdo intelektual ta bëjë. Nëse shkojnë ndesh me personalitete të caktuara, mendimet e tyre, strategjitë e tyre pastaj ky është një problem i tyre. Jemi në fushatë elektorale. Unë do të preferoj që prangat të mi vinte massmedia, do të ishte më simpatike për të gjithë popullin“, tha Prifti.

***

Mbi mjekun nuk rëndojnë vetëm dyshimet për korrupsion, por edhe për pastrim parash. Mjeku Prifti ka pesë ditë afat për të ankimuar masën e sigurisë në Gjykatën e Apelit.

LEXO EDHE: 

Prifti: S’kam fshehur para, punoj në privat. Rama e komenton në takim elektoral

Deklarata e Ramës – Mjeku Prifti: Pres të më arrestojnë

1


Etiketa: , , , ,

Pas